Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual qe i ka bërë nxënëses nga Drenasi.
Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet. Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij, të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.
Në pranimin e fajit, i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.
Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.
Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./ Insajderi
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës