Podujevë: Shantazhon ish të dashurën me publikim të fotografive, arrestohet

12:01 | 24 Nëntor 2019
A Z

Një rast i shantazhimit ka ndodhur gjatë javës që lamë pas në Podujevë, ku një person i dyshuar i ka kërkuar të holla një vajze me të cilën ka qenë në lidhje dashurie

Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili për disa ditë me radhë e kishte shantazhuar viktimën përmes rrjetit social Instagram, duke i kërkuar të holla në vlerë prej 300 euro ose në të kundërtën do ia publikonte disa fotografi intime.

Policia bën të ditur se i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me viktimën,

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale