Një rast i vjedhjes është raportuar të dielën në mbrëmje në Podujevë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuese ka raportuar se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë kryer vjedhje.
Të dyshuarit kanë vjedhur një pushkë gjuetie, stoli ari dhe para të gatshme, shkruan arbresh.info.
Përmes raportit 24 orësh është bërë e ditur gjithashtu se rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 12.07.2020 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi, me ç ‘rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...