Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore ka sjellë suksesin e Podujevës, e cila u shpall fituese e çmimit ndërkombëtar “Globallocal” në një ceremoni të mbajtur në Budvë, Mali i Zi.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e cilësoi këtë vlerësim si një dëshmi të përpjekjeve për ndërtimin e një ekonomie lokale të qëndrueshme dhe konkurruese.
“Ky çmim na nderon dhe na motivon të vazhdojmë me përkushtim për të përmirësuar më tej kushtet për sipërmarrje dhe për të hapur rrugë të reja për zhvillim ekonomik. Faleminderit qytetarëve dhe bizneseve të Podujevës për besimin dhe bashkëpunimin! Ky çmim është suksesi i përbashkët i të gjithëve”, shkroi Bulliqi./Arbresh.info
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi