Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, kosovarja 78 vjeçare vjen të jetojë te dy djemtë, në Zvicër, në Kantonin Schwyz.
Por, Gjykata Federale me vendimin e saj e kthen plakën në Kosovë, pas katër vitesh qëndrimi në Zvicër: Nuk është rast i rëndë, sipas shkallës më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, shkruan marchanzeiger.ch.
Ajo kishte ardhur këtu në vitin 2013, me vizë turistike, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy djemtë e saj, me leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Vizë C) bën kërkesë për bashkim familjar për të ëmën. Por, Departamenti i Ekonomisë Popullore i Kantonit e hedh poshtë këtë kërkesë. Pastaj, si Ekzekutivi i kantonit, ashtu edhe Gjykata Administrative e vërtetojnë se gruas nga Kosova nuk mund t`i ndahet leja e qëndirmit për të kaluar pleqërinë e saj në Zvicër.
Kosovarja ushtron ankesë në Gjykatën Federale me pretendimin se është e detyruar të mbështetet te bijtë e saj që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Gjykata në fjalë, në vendimin e saj pranon se ajo, pas vdekjes së të shoqit ka nevojë për përkujdesje. Për këtë, kosovarja duhet të organizojë ndryshe jetën e saj.
Por, kjo nevojë si e tillë nuk e arsyeton marrëdhënien e veçantë të varësisë ndaj djemve të saj në Zvicër. Shumë më tepër duhen kërkuar mundësi zgjidhjeje në vendin e prejardhjes, pëercjell albinfo.ch. Dhe, duke qenë se atje, në afëris prej 10 kilometrash jeton e bija, një zgjidhje për plakën shikohet si e mundshme.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...