Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë gjatë ditës së djeshme në Podujeve, ku për pasojë lëndime pësuan tre persona, njëri nga ta i plagosur që po vazhdon trajtimin në QKUK.
Policia njofton se e gjitha ka nisur nga një përleshje ku janë përfshirë dy familje dhe ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Pastaj, si pasojë e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa edhe dy të dyshuar tjerë janë në arrati.
Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit. Njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK, nën sigurimin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
VRASJE NË TENTATIVË NË BASHKËKRYERJE
Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore. /arbresh.info/
lexo edhe:
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për të plagosur
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...