Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, e ku më pas është arrestuar i dyshuari për veprën, shkruan arbresh.info.
Në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb.
“Rr.Egnatia, Prishtinë, 25.10.2021-21:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...