Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim në Fier një person ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /abc/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...