Dy persona raportohet se janë plagosur rreth orës 18:30 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë.
Policia e ka cilësuar këtë ngjarje me elemente të veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Në vendin e ngjarjes ishin plagosur dy viktimat H. T. 38 vjeçar dhe S.T. 35 vjeçar të cilëve ndihma e parë u ishte dhënë në spitalin rajonal të Mitrovicës ndërsa më pas janë transferuar për në QKUK.
Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Mitrovicës, në bazë të të dhënave të para të siguruara nga ana e dëshmitarëve Policia ka identifikuar identitetin e tre personave të dyshuar, ku menjëherë ishin vënë në kërkim të tyre, ndërsa dy orë më vonë dy nga të dyshuarit N. F. 27 vjeçar dhe J. F. 26 vjeçar janë vetëdorëzuar në Polici, transmeton Klan Kosova.
Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe i dyshuari, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit në mes të dyshuarve dhe viktimave.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia është edhe në kërkim të personit të tretë të dyshuar, identiteti i të cilit tashmë është i njohur për Policinë.
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...