Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojnë rrugën evropiane të Kosovës

10:12 | 25 Mars 2026
E.K

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se mosnjohja nga disa vende të BE-së dhe bllokadat e brendshme po e dëmtojnë seriozisht rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Në një intervistë për Rtv21, Petritsch theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet vendore, të cilat duhet të adresojnë çështjet e hapura dhe të gjejnë zgjidhje pragmatike për të siguruar përparim politik, ekonomik dhe shoqëror.

Ai theksoi se Kosova duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri.

“Le ta shohim se çfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese. Dhe duhet të niseni prej aty: a do të ketë zgjedhje të reja, që nuk janë të mirëseardhura, apo do të ketë zgjidhje në Parlament me qëllim që të përzgjedhet dhe zgjedhet një president i ri për Kosovën. Mendoj se këto janë çështje të cilat bashkësia ndërkombëtare ose evropianët nuk mund t’i zgjidhin për Kosovën”, deklaroi ai.