Dalja e lumit Sitnica nga shtrati në Komunën e Vushtrrisë ka bërë që banorët e fshatrave Pestovë dhe Bukosh të mbesin të bllokuar.
Banorët e Pestovës nuk kanë mundësi të kalojnë fare nga ura e cila njihet si ura e Pestovës pasi që e gjithë rruga është vërshuar nga uji.
Po ashtu, edhe fshatrat e Qyqavicës që shfrytëzojnë këtë urë për të dal në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë tashmë që disa ditë këtë nuk mund ta bëjnë.
Ndërsa edhe fshati Bukosh është marrë nga lumi Sitnica dhe kalimi në rrugën kryesore që lidh këtë fshat me Vushtrrinë po bëhet me vështirësi të madhe. E këta banorë si zgjedhje kanë gjetur një rrugë alternative, por e cila është shumë më larg sesa këtë që e shfrytëzojnë.
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...