Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se pesë vjet pas ndalimit të katër udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – procesi në Hagë vazhdon të zvarritet, duke rritur padrejtësinë, ndërsa e vërteta ende nuk ka marrë verdiktin që i takon.
Ai shtoi se historia e vendit nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë, pasi është shkruar me gjak, sakrificë dhe qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë.
“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës. Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë. Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...