Lëvizja Vetëvendosje do të jetë nikoqire e tryezës së radhës me partitë politike, e cila do të mbahet më 25 maj.
Vetëvendosje konfirmoi se do t’i ftojë të gjitha partitë politike që janë të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë tryezë do të ftohet edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës, udhëheqjen e së cilës, ditë më parë, e mori kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili deri vonë ishte nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ftesën për të gjitha subjektet politike e konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Vetëvendosjes.
“Për tryezën që do të mbahet të premten, Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë është duke përgatitur ftesat për të gjitha subjektet politike të regjistruara në KQZ dhe që e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Tinka Kurti.
Por, ftesë nuk do t’i dërgohet subjektit politik serb, Lista Serbe, u konfirmua nga ky subjekt politik.
Vetëvendosje vazhdimisht ka kundërshtuar mënyrën e veprimit të Listës Serbe, pasi, sipas saj, kjo parti i përfaqëson interesat e Beogradit dhe jo të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.
Vetëvendosje ka njoftuar se më 25 maj do të organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.
Sipas Vetëvendosjes, përmes kësaj tryeze do të synohet arritja e konsensusit “për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”./REL
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...