Përurohet fusha në stadiumin e Deçanit

19:55 | 3 Nëntor 2015
M. A.

Deçani bëhet me fushë të re të stadiumit. Sot, u bë përurimi i saj, e cila u konsiderua një prej hapësirave të rëndësishme të krijuara për sportistët e Deçanit.

Në përurimin e fushës morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muharrem Sahiti këshilltar për sport i ministrit Shala, Drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe komuniteti sportiv i kësaj komune.

MKRS-ja, ka investuar në këtë projekt rreth 200 mijë euro në sistemin e drenazhimit të fushës si dhe mbulimin e saj me bar artificial.

Ibër Alaj, tha se këto investime të cilat MKRS-ja po i bën jo vetëm në Deçan por anekënd Kosovës në bazë të prioriteteve, realizohen në kuadër të përmirësimit dhe ngritjes së infrastrukturës sportive aq sa e lejojnë kapacitetet buxhetore.

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Vokrri, u shpreh se fusha e re e stadiumit do të jetë një hapësirë për futbollistët e Deçanit që të zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe do të mundësojë avancimin e mëtejmë në ngritjen cilësore të tyre.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale