Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.
Rasti është konfirmuar për arbresh.info nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani. /arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog