Përpos të ftohtit, sonte edhe borë në Kosovë (Foto)

14:09 | 12 Dhjetor 2016
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë ulje të temperaturave në vend.

Temperaturat e ulëta sot pas mesnatës do të manifestohen me borë.

Por bora e natës së sotme do të jetë e shoqëruar vende vende edhe me shi.

Ndërsa, borë gjatë kësaj jave do të kemi edhe në ditën e enjte.

Sipas të dhënave të AccuWeather, borë mbi Prishtinë do të fillojë të bie mëngjesin e ditës së enjte, rreth orës 09:00, por me intensitet të vogël. Pak më shumë, intensiteti i borës mund të rritet rreth orës 14:00, sipas këtyre të dhënave meteorologjike.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme janë 8 gradë, ndërsa ato minimale do shkojnë deri në -3 gjatë mesnatës. Ndërsa gjatë të enjtes do të sillen nga 5 gradë Celsius më e larta, deri në – 6 gradë C, më e ulëta.

Shpërndaje në rrjete sociale