Përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi kanë bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj të takohen të shtunën në njërin nga lokalet e Prishtinës.
Takimi ka ndodhur në mënyrë që të shihen mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje për votimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, pasi që marrëveshja për konsensus mes partive shqiptare, përveç Vetëvendosjes, duket që nuk është e mjaftueshme, konfirmojnë burime të Indeksonline.
Ende nuk dihet zyrtarisht nëse seanca për votimin e demarkacionit do të caktohet gjatë javës së ardhshme, megjithëse një gjë e tillë është paralajmëruar gjatë javës që po e lëmë pas nga kryeministri i Kosovës.
Megjithatë, zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se nuk do të thirret seancë përderisa nuk janë të gjitha votat e duhura për përmbylljen e këtij procesi./indeksonline/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë