Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës për tri ditë me radhë, nga 19 deri 21 maj, organizoi shkollën tradicionale të etikës së gazetarisë për studentët e gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, Kolegjit AAB dhe UBT.
Në temën “Ҫka e dallon lajmin, opinionin dhe komentin” ligjëroi prof. Ibrahim Berisha, profesor i sociologjisë dhe i komunikimit në AAB.
Besa Luci, kryeredaktore e revistës Kosovo 2.0. dhe anëtare e bordit të KMShK-së, shtjelloi dallimet midis gazetarisë tradcionale dhe asaj multimediale.
Leonard Kerquki, kryeredaktor anëtar i bordit të KMShK-së, u ligjëroi studentëve të gazetarisë mbi etikën në mediat online.
Sipas ambasadorit norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, gazetarët dhe diplomatët lajmin e kanë “kerozinë”. Diplomatët marrin lajme nga të gjitha mediet por ata në punën e tyre patjetër duhet t’i kontaktojnë burimet që përmenden në lajm dhe burimet e tjera për të vërtetuar besueshmërinë e atij lajmi. Burimet e tyre i mbrojnë si gazetarët ashtu edhe diplomatët, ndërsa në punën tonë hasim në jo pak raste kur njerëzit dëshirojnë t’i manipulojnë diplomatët me informata selektive, njofton kumtesa nga KMShK .
Lutfi Dervishi, analist dhe profesor i gazetarisë në Universitetin e Tiranës bashkëbisedoi me studentët mbi temën “Etika online – rikthimi i gjuhës së urrejtjes”.
Andrey Essin, nga Zyra e Këshillit të Europës në Kosovë, informoi studentët e gazetarisë me një sërë rekomandimesh të Këshillit të Europës lidhur me mediat e në veçanti për luftën kundër gjuhën së urrejtjes në media.
Teuta Zubaku nga Komisioni i Pavarur për Media, ligjëroi mbi etikën dhe rregullimin e mediave audivizuale në Kosovë.
Në fund të modulit të dytë të shkollës së gazetarisë, Imer Mushkolaj, kryetar i bordit të KMShK-së, simuloi një mbledhje të bordit ku studentët diskutuan dhe morën vendime lidhur me disa ankesa.
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan