Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës ka implementuar Planin Operativ njëmujor“ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, përmes të cilit ka monitorirar situatën në trafik.
Ky plan është realizuar duke shfrytëzuar pajisjet inteligjente gjithashtu edhe dronin e Policisё, raporton Arbresh.info.
Përmes këtij plani, policia ka shqiptuar 500 tiketa ndaj vozitësve.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, duke u bazuar nё implemtimin e Planit Operativ “ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, duke shfrytëzuar pajisjet inteligjente gjithashtu edhe Dronin e Policisё. Vetëm nё fillimin e këtij muaji ka shqiptuar rreth pesëqind (500) tiketa për vozitësit që kanë bërë shkelje ligjore në komunikacion, përfshirë tejkalim në vijë të plotë, tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtje tjera bazuar nё ligj”, bënë të ditur policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, duke marr parasysh sezonin dimëror, apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në komunikacion konform ligjit, në mënyrë që të parandalojmë aksidentet e mundshme në rrugët e vendit. /Arbresh.info/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman