Peja është zgjuar përsëri e përmbytur në ujë në disa zona të qytetit.
Për të satën herë, kanali Çokolica, ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan arbresh.info.
Rregullimi i shtratit të kanalit Qokolica ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, por që po përgënjeshtrohet sa herë që ka reshje të mëdha në Pejë.
Madje ai në një postim para disa vitesh ishte lavdëruar për punimet që janë bërë lidhur me eliminimin e këtij problemi që përballën pejanët sa herë që bien shi.

Reshjet e shumta, siç shihet në video, kanë dëmtuar edhe disa biznese dhe ka vështirësuar në masë të madhe edhe komunikacionin në qytet./arbresh.info/
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...