Raportet ndërkombëtare të qendrave që monitorojnë lëvizjet sizmike në mbarë botën, nënvizojnë se përgjatë javës së fundit, në territorin e vendit tonë janë evidentuar 15 tërmete me magnitudë maksimale deri në 4.8.
Sizmologët thonë se lëkundjet janë sinjal se rajoni mbetet sizmikisht aktiv, ndërkohë që epiqendra e tërmetit të mbrëmshëm ishte zona Prizren-Shtërpcë, me një thellësi hipoqendrore 5 km, duke u ndier edhe në rajon.
“Tri zonat me aktivitet më të lartë sizmik janë: zona e Istogut, Pejës dhe Deçanit, zona e Prizrenit; si dhe zona Ferizaj, Viti, Gjilan. Ndërsa me aktivitet më të ulët sizmik janë pjesa veriore e Kosovës, si dhe zonat e Prishtinës dhe Drenicës”ka thënë Shemsi Mustafa, Drejtor i Insitutitit Sizmologjik të Kosovës.
Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe në zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.
Bazuar në faktin se territori i Kosovës është zonë sizmike aktive, për më tej moszbatimi i standardeve dhe kritereve të ndërtimit, si sfidë në vete, shtrojnë nevojën e këshillave të mbrojtjes në rast tërmeti.
“Ata që janë brenda në shtëpi duhet të qëndrojnë afër shtyllave të forta, të qëndrojnë nën ndonjë tavolinë për të shmangur rrezikun që ndonjë objekt të bjerë mbi kokë dhe të shmangin ashensorët. Ata që janë jashtë duhet të shmangin qëndrimin pranë ndërtesave të mëdha, rrjeteve elektrike dhe të mos qëndrojnë afër urave”, ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave.
Të dhënat e publikuara në faqen ndërkombëtare VolcanoDiscovery, që monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën, vënë në pah se brenda një muaji në territorin e vendit tonë janë regjistruar 36 tërmete me intensitet të ulët. Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci