Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga momenti kur Kurti largohet nga restoranti ku u mbajt takimi, i shoqëruar nga truprojat dhe duke u drejtuar drejt veturave të eskortës.
Ende nuk ka informacione zyrtare nëse palët janë afruar drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve.
Nga ana e saj, Nisma Socialdemokrate ka qenë e qartë në qëndrimin e saj – kërkon postin e kryetarit të Kuvendit. Këtë qëndrim e ka ritheksuar të shtunën edhe deputetja Xhevahire Izmaku.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...