Takimi dy orësh i Ekipit Negociator tashmë ka përfunduar por ende pa u dorëzuar platforma finale, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim i cili u quajt takim pune nga kryesuesi i ekipit Shpend Ahmeti, u diskutua për finalizimin e draft-platformës për dialogun me Serbinë.
Sipas Fatmir Limajt, të enjten ose të premten pritet që të bëhet publike platforma finale dhe të dorëzohet edhe tek krerët e shtetit.
Kujtojmë se tash e sa ditë ekipi negociator në vazhdimësi janë duke mbajtur takime të përbashkëta por edhe më krerët shtetëror për të plotësuar platformën më të cilën do të prezantohen në dialog më Serbin.
Arbresh.info do të ju mbaj të informuar.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...