Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë, rrezikohet edhe kati i një banese

14:25 | 30 Tetor 2016
M. A.

Në rrethana të pa njohura në orët e para të mëngjesit janë përfshirë nga zjarri dy vetura: një Mercedes me targa vendore dhe një Pezho pa targa, pronë e dy meshkujve, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e temperaturës së lartë ka filluar  të digjet edhe një veturë tjetër e tipit Audi me targa vendore, si dhe disa rolete të banesës në katin e parë.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale