Është kërkuar disa herë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas disa seancave të bllokuara nga opozita të përdorte sigurimin e Kuvendit për të “qetësuar” deputetët opozitar. Mirëpo siç edhe dihet, Veseli u tregua i duruar në seancat e kaluara.
Megjithatë, në rast se kryetari i Kuvendit do të kërkoj reagimin e forcave të sigurisë, parashihet që ky veprim do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën tashmë të rënduar politike, është ky vlerësimi i analistëve politik në vend.
E deklaratat që Kadri Veseli nuk po ka guximin e mjaftueshëm për të përdorë këtë mekanizëm që ka në dorë, sipas, vetë kryetarit të Kuvendit, nuk qëndrojnë, pasi që siç tha ai nga asgjë tjetër nuk frikësohet por vetëm nga marrja. Veseli ka thënë se nuk e ka ftuar sigurimin për shkak se rregullorja thotë se duhet paraprakisht të konsultohet me kryesinë për të marrë më pas një veprim të tillë.
“Ka shumë zëra që kryetari nuk po e kryen punën si duhet, nuk janë zëra veç të opozitës, janë edhe të pozitës, se nuk po kam guxim, po tutëm nga pak. Në jetën time kurrë nuk jam tutë, veç prej marrës tutëm”, tha Veseli.
Politologu Behlul Beqaj, në një prononcim për KosovaPress përmes telefonit, tha se përdorimi i sigurimit të Kuvendit nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli do të keqësonte edhe më shumë situatën politike në vend.
“Nëse vazhdohet me këto sjellje të njerëzve që kanë përgjegjësi politike, sikurse asgjë nuk ka ndryshuar në mes të opozitës dhe pozitës. Në fakt me këto sjellje do ta përshpejtojnë mundësinë e eskalimit të krizës dhe daljes së situatës jashtë kontrollit. Ta them të drejtën nuk shoh zgjidhje mes këtyre aktoreve të cilët absolutisht nuk po I besojnë njëri tjetrit dhe më keq do të ishte sikur kryetari I parlamentit të I përdorte mekanizmat e pushtetit.
Beqaj tha se ndonëse asnjëherë nuk ka qenë ithtar i ndërhyrjes ndërkombëtare apo vendeve të Quint-it në situatat e cak tuara politike në vend, tashmë ai e sheh këtë ndërhyrje si të domosdoshme, pasi që në vend nuk ka autoritete të mirëfillta që do të mund të ndikonin në qetësimin e situatës. Në rast se kjo nuk do të ndodh, atëherë, sipas Beqajt, mund të presim një përfundim të rrezikshëm.
“Nëse nuk ndodh kjo do ta kemi një epilog të rrezikshëm ku shtetin do ta mbështes pa analizuar mirë pasojat zyrtarët ndërkombëtar, ndërsa opozita do ta mbështesin kryesisht qytetarët meqë nëse kërkohet mbajtja e referendumit, nuk besoj që ka qytetarë normal që mendojnë se është mirë me u operacionalizua, nuk besoj që do ta mbështesin gjykatën sociale jemi në situatë të konfliktin ë mes qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që është më e keqja që mund t’i ndodh Kosovës në shtet formim”, tha Beqaj.
Ndërsa Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për KosovaPress se përdorimi i sigurimit në këtë fazë është i vonë dhe vetëm sa do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën. Sipas tij, sigurimi i Kuvendit do të mund të përdorej vetëm si kordon në mes të kryesisë, kabinetit qeveritarë dhe deputetëve të opozitës, e jo që të bëhet largimi i deputetëve opozitar.
Kjo më pas, tha Krasniqi, mund të prodhojë një tjetër situatë edhe më të rënduar meqë rast do të nxitej një tjetër konfrontim në mes të aktivistëve të opozitës me institucionet e shtetit që janë të thirrura për ofrimin e sigurimit.
“Tanimë kjo masë të merret është e vonshme, sigurimi eventualisht mund të përdoret si një kordon në mes të kryesisë , ministrave dhe deputetëve të tjerë por jo që t’i largoj të gjithë deputetë e opozitës me anë të sigurimit, për shkak se një masë e tillë veçse do ta përshkallëzoj më shumë situatën edhe mund të dal jashtë kuvendit të Kosovës një konfrontim në mes të aktivistëve të partive p olitike opozitare dhe institucioneve shtetërore”, tha Krasniqi.
Krasniqi vlerëson se për situatën politike në vend duhet të gjendet një zgjidhje politike, e kjo mund të bëhet duke iu nënshtruar Marrëveshjet e Brukselit verdiktit të popullit me anë të referendumit.
“Ne kemi propozuar që të ketë një referendum si një zgjidhje e pranueshme më e arsyeshme që të mos krijohet precedent që të mbahen zgjedhjet vetëm se po kërkon opozita. Të dyja palët po thirren në emër të qytetarëve dhe le të jenë qytetarët ata që do të vendosin për te ardhmen e tyre, të vendosin ata nëse i pranojnë këto marrëveshje me Serbinë ose jo”, tha Krasniqi.
Ndryshe opozita ka paralajmëruar se edhe në seancën e nesërme që pritet të filloj nga ora 10 të bllokoj punimet e Kuvendit, por se a do të përdorë metodat e njëjta apo do të ndryshoj diçka në këtë aspekt, kjo mbetet të shihet.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...