Peticioni kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, Vetëvendosje thotë të jetë nënshkruar deri më tani nga 41,105 qytetarë.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, vetëvendosje thotë se qytetarët kanë nënshkruar edhe sot peticionin përkundër motit me shi.
Këto nënshkrime janë mbledhur vetëm për tri ditë, dhe me këtë Vetëvendosje thotë se “Qytetarët po e shprehin masivisht vullnetin e tyre kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
“Ata po tregojnë që janë shumë të vetëdijshëm për vullnetin e tyre kundër defunksionalizimit të shtetit, ani pse kryeministri po i quan “të padijshëm” dhe “të painformuar””, thuhet në publikimin që kanë bërë kjo Lëvizje në Facebook.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...