Për një foto në Viber, policia ia bastis shtëpinë

11:54 | 3 Nëntor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Zym të Prizrenit, pas raportimeve se i dyshuari mashkull ka postuar një fotografi në rrjetin e komunikimit Viber me armë.

“Njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit por gjatë kontrollit  nuk është gjetur asgjë. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale