Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, gjatë dy muajve të parë të këtij viti ka ndërmarrë aksione dhe kontrolle të shtuara në kontrollin e mallrave të cilat potencialisht kanë tendencë për kontrabandë.
Në janar dhe shkurt janë kontrolluar 60 lokacione, përfshirë tregjet e qyteteve, pika tjera shitëse siç janë ato ambulantive dhe tjera. Si rezultat i kësaj në 20 raste të ndryshme janë hasur produkte të kontrabanduara, cigare dhe duhan pa banderola.
Gjatë këtyre rasteve janë konfiskuar 186 kg duhan refuz, 163.733 copë cigare rreth 50 litra nargjile. Vlera e mallit të konfiskuar është rreth 10.000 euro.
Dogana do të vazhdojë me kontrolle ashtu që të mos rrezikohen asnjë prej taksave të qytetarëve të Kosovës.
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...