Vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti në rrugët e Kosovës, kanë humbur jetën 105 persona në aksidente në komunikacion rrugor.
Shkaktarët kryesor i shkaktimit të aksidenteve në trafik përveç faktorit rrugë është edhe vozitja shoferëve nën ndikim të alkoolit.
Numri i aksidenteve në komunikacion është bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Ata kanë thënë se më shumë njerëz po humbin në aksidente se sa në situata tjera.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se numri i aksidenteve në komunikacion dhe i njerëzve që kanë humbur jetë në këto aksidente vazhdon të jetë shqetësuese. Ai tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti janë shkaktuar 93 aksidente, ndërsa në po të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të vdekur 105 persona.
“Është e vërtetë që kohët e fundit kemi pasur disa aksidente të trafikut që kanë qenë shqetësuese edhe për Policinë e Kosovë… ju referohemi atyre aksidenteve fatale që në periudhën e njëjtë kohore 2014-2015 kemi pas 89 raste, ndërsa në periudhën e njëjtë të 2015-ës kemi 93 raste, pra katër raste më shumë kemi këtë vit. Gjithashtu edhe persona të vdekur kemi 103 persona në 2014, ndërsa në 2015 kemi 105, pra kemi dy persona të vdekur më shumë si rezultat i aksidenteve në trafikun rrugor”, tha Hoxha.
Ligjëruesi i lëndës së drejtës në komunikacion në Kolegjin “Tempulli”, Muhamed Krasniqi për KosovaPress tha se numri i të vdekurve në aksidentet rrugore, është një gjendje alarmante e cila kërkon që të merren masa të menjëhershme. Ai tha se për këtë nuk është fajtor vetëm Policia e Kosovës, por fajëson pjesëmarrësit në komunikacion të cilët nuk respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
Gjithashtu ai tha se më shqetësuese janë aksidentet në mjedise urbane të shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë, e që në asnjë mënyrë sipas Krasniqit nuk mund të kuptohet tejkalimi i shpejtësisë në rrugët e qytetit.
Përveç faktorit njeri, automjeteve dhe rrugëve, shkaktarë tjerë të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve sipas Hoxhës janë edhe përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit si dhe nën ndikim të lodhjes apo gjumit.
Aksidentet rrugore janë bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Fadil Kryeziu tha se nga aksidentet në trafik po vdesin më shumë njerëz se sa në situata të tjera.
Por Kryeziu thotë se janë faktorë të shumtë të cilët po shkaktojnë aksidente, duke theksuar edhe shkollën e patentë shoferëve ku edhe edukohen shoferët e rinj.
“Shqetësimi natyrisht që është i madh, për arsye se ka raste të shpeshta të cilat shkojnë me fatalitet dhe shkaku është i shumëfishtë, duke filluar prej shkollave të patentë shoferëve prej aty ku edukohen shoferët e rinj…neve po na vdesin njerëz më shumë ndoshta se sa në situata tjera, tani nga aksidentet në komunikacion”, Kryeziu.
Qytetari tjetër, Arben Bytyqi, ka apeluar tek vozitësit që të kenë më shuam kujdes, pasi se sic tha ai, shumica nga vozitësit janë nën ndikim e alkoolit. Ai thotë që duhet të ketë edhe kontrolle më të shpeshta të policisë rrugore.
Policia komunikacionit rrugor vetëm për këta dhjetë muaj ka shqiptuar 260 mijë e 527 gjoba në trafik, masë kjo që sipas PK, sa do pak ndikon që shoferët të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për ...
Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, ...
Trump: Të gjitha opsionet janë në tavolinë për të ndalur mas...
Haradinaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I pashë të mot...