Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Gëzim Pozhegu, ka arritur moshën e pensionimit.
Pozhegu ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamenti e Krimeve të Rënda, njofton gjykata, raporton arbresh.info.
Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër:
Gëzim Pozhegu, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1988. Nga viti 1981 -1986, ka qenë Shef i Shërbimit Juridik pranë NTP “ Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë. Nga viti 1997-1999 ka qenë drejtor i NTP “ Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë. Nga viti 1999-2004 ka qenë jurist-Këshilltar Juridik NTP “ Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë. Nga viti 2004-2010, ka qenë avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK). Nga viti 2010-2012 ka qenë Gjyqtar pranë Gjykatës së Qarkut në Pejë- Divizioni Penal. Nga 1 Janari i vitit 2013 deri më tani Gjyqtar pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë- Departamenti për Krime të Rënda.
Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, ka ndarë një mirënjohje për gjyqtarin Pozhegu, njëherët ka falënderuar për kontributin e tij për sistemin e drejtësisë në vend.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...