Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është shuar zjarri që kishte kapluar një objekt të drunjtë, e i cili kërcënonte disa shtëpi banimi në lagjen “Kristali” të Pejës.
Zjarrfikësit e Pejës kanë shuar zjarrin që kishte kapluar para orës 19:00 një objekt të drunjtë, e nga i cili rrezikoheshin disa shtëpi banimi.
Me të marrë të informatës, Zjarrfikësit dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen “Kristali” të qytetit të Pejës.
“Sapo jemi njoftuar nga qendra alarmuese kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kemi ndalur zjarrin. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Për fat të mirë është evituar rreziku që u kanosej disa objekteve të tjera”, tha për KALLXO.com Sherif Kurtaj, udhëheqës i njësitit të Zjarrfikësve.
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...
Nis seanca në Hagë – fjalën e ka mbrojtja e Kadri Veselit
Zjarr i madh në Rusi nga sulmet me dron ukrainas, dy të plag...
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një...