PDK reagon pas publikimit të pamjeve ku Kurti dhe Hamza shihen duke biseduar gjatë një ndeshjeje basketbolli

14:43 | 22 Maj 2025
E.K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, gjatë një konference për media ka komentuar publikimin e disa fotografive ku shihet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke biseduar me Bedri Hamzën, kandidatin e PDK-së për kryeministër dhe njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Sipas Grudës, takimi ishte krejtësisht i rastësishëm dhe nuk mbartte asnjë mesazh apo prapavijë politike.

“Ky takim rasti nuk ka asnjë konotacion politik, asnjë përmbajtje politike. Është thjeshtë një event sportiv në të cilin z.Hamza ka qenë nikoqir si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, për të marrë pjesë në ndeshjen në të cilën “Trepça” u shpall kampion. Event tërsisht sportiv, pa përmbajtje politike. Z.Hamza, si nikoqir i ngjarjes, i ka rënë të ulet pranë z.Kurti, sepse ashtu e do protokolli”, tha ai.

Ndryshe,dy politikanët u panë së bashku gjatë finales së basketbollit mes Trepçës dhe Bashkimit, ku “Trepça” u shpall kampione./Arbresh.info