Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë edhe njëherë thirrje VV-së, që në momentin që kjo parti siguron 37 vota për mocionin, PDK do ia jap ato të mbetura.
Këtë thirrje e ka bërë, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në Kuvendin e Kosovës ku po vazhdojnë diskutime pas raportimit të kryeministrit Hoti për 100-ditëshin e qeverisë.
“Konsideroj që është momenti që kjo qeveri me shkua në shpi. Kolegët që kanë nis një nismë në mocion, nëse e kanë seriozisht merrini 37 nënshkrime, jau sigurojmë na 40, dhe me 61 qeveria shkon në shtëpi. Bjerni 37 nënshkrime, hejdën në zyre të grupit parlamentar, vijat i keni fshi”, iu drejtua Haxhiu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/726689878061025
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C