Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka dënur aktin e gjuajtjes me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi.
“Partia Demokratike e Kosovës dënon aktin e shëmtuar të gjuajtjes me vezë nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje, të bërë ndaj nënkryetarit të PDK-së, njëherësh ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi.
Këto akte të shëmtuara, po i cenojnë figurat publike dhe integritetin e tyre personal, po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë imazhin e Kosovës në botë.
Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për ndalimin e këtyre veprimeve nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...