Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, deklaroi ekskluzivisht për KALLXO.com se pa ndryshimin e bazës kushtetuese të Ligjit për Dhomat Speciale nuk mund të shfuqizohet ligji që e themelon këtë gjykatë.
Ai the se me këta hapa “Kosova futet në zonën e përgjegjësisë ndërkombëtare si shtet”.
Hasani më tej shpjegon se ndryshimi i bazës kushtetuese duhet të bëhet me të njëjtën procedurë që është miratuar.
“Këtu nuk shtrohet çështja e ndryshimit të ligjit por e bazës kushtetuese. Me ndryshimin e Kushtetutës është delegu një pjesë e pushtetit të gjyqësorit në bashkësinë ndërkombëtare”, tha për KALLXO.com, Enver Hasani.
Më tej ai shton se “shfuqizimi i Ligjit për Dhomat Speciale nuk ka bazë nëse nuk shfuqizohen amendamentet e Kushtetutës që i kanë dhënë bazë Gjykatës Speciale.
“Pra, pa shfuqizimin e amendamenteve kushtetuese nuk mund të bëhet shfuqizimi i një detyrimi ndërkombëtar të Kosovës”, tha Hasani./Kallxo.com/
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt