Pak metra larg shtëpisë së saj është gjetur sot Remzije Mustafa, e cila ishte zhdukur tash e 1 javë.
Ajo, u gjet nga Policia e Kosovës sonte rreth orës 21:00.
Arbresh.info ka vizituar familjen e Mustafës, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, mirëpo prapa saj kanë thënë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është gjetur pak metra larg banesës, po mirë është gjendja e saj shëndetësore”, thanë shkurt familjarët e saj.
Ndryshe, Remzije Mustafa ishte zhdukur nga 7 nëntori, kur kishte dalur nga shtëpia e saj në lagjen Bregu i Dellit në Prishtinë.

Ajo është gjetur sot nga Policia e Kosovës në një podrum të një shtëpie në Rr. Sali Nivica në Prishtinë./arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...