Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, po qëndron në një vizitë dyditore në veri të Kosovës, sipas mediave serbe.
Për këtë vizitë Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është fare e njoftuar.
Nga kabineti i ministres i kanë thënë Syrit se se vizita e Petkoviqit nuk është paralajmëruar.
“Nuk është paralajmëruar si vizitë dhe nuk kemi ndonjë informacion për vizitën e tij në Kosovë”, kanë thënë nga MPJD.
Kujtojmë se kohë më parë ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se nuk do të lejohet asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të vizitojë Kosovën pa kërkuar falje për gjenocidin e kryer në vendin tonë.
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...