Pas Turqisë, Osmani nis vizitën në Maltë

09:11 | 2 Mars 2022
A Z

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patroantin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale