Pas përleshjes që ndodhi mbrëmë, mbyllet xhamia në Halabak të Podujevës

12:23 | 19 Shkurt 2023
A Z

Xhamia në fshatin Halabak të Podujevës është mbyllur përkohësisht, pas një përleshje mes dy palësh, të cilët ishin pro dhe kundër hoxhës së ri në fshat, që u emërua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Komunikatë:

Të nderuar!
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak.
Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte unifikues për të gjithë banorët e atij fshati.
Tani, kur pakënaqësitë janë thelluar, ne, përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër.
Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve. Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues./arbresh.info/

Hoxha i ri i fshatit në Halabak të Podujevës përçan xhematin, disa e sulmojnë e disa e mbrojnë

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale