Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk është ngritur aktakuzë ndaj asistentit të Albin Kurtit, Arianit Beqiri.
Beqiri është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, shkruan arbresh.info
Prokuroria bën të ditur se personi në fjalë është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit e as nuk është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie.
Personi me inicialet A.B., pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Lexo edhe:
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...