Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Fituesi i zgjedhjeve bashkëbisedoi me diplomatin nga Tirana rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Pas Ambasadorit Italian dje, Ambasadori Shqiptar Qemal Minxhozi dhe sekretarja e parë e ambasadës, znj. Klodiana Karaj sot u pritën në takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti, dhe asistentja e tij, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti, dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi.

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...