Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese të Kosovës që nga orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës priten vranësira të pjesshme, përderisa reshjet do të reduktohen, duke mbetur të pranishme vetëm në zona të caktuara, kryesisht në formë të rrebesheve kalimtare, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /meteokosova
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...