Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë në pjesën e parë të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj me vranësira që do të fillojnë nga gjysma e ditës.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se në orët e pasditës mund të ketë reshje shiu.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dy diteve të vikendit, Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasditës do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte pë reshje shiu”.
“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
Begaj i shqetësuar për sulmin terrorist në Ankara: Akte të t...
Policia e Kosovës dhe Sveçla mbajnë sot konferencë për media...
Gdhendjen e lahutës e trashëgoi nga gjyshi, 71 vjeçari nga K...
Krasniqi: Protesta emblematike e studentëve në 1997-ën, lëku...
Së paku 7 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Spanjë
Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Osmani kontakton Daçi...