“Mot me temperatura të larta do të na përcjell edhe këtë javë. Janë masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga ana juglindore dhe jugperendimore e Kontinentit , të cilat do të krijojnë kushte që mbi vendin tonë dhe pothuaj në gjithë Ballkanin të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius. Këto vlera të temperaturave maksimale do të jenë prezentë tri ditët e para të javës dhe më pas ka tendenca të rënies së këtyre temperaturave për dy deri tri gradë Celsius, meqë nga dita e enjte do të shfaqen vranësira në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës.
Në bazë të parashikimeve numerike reshje shiu priten diku nga dita e diele, por për një saktësi më të lartë do të njoftoheni ditën e mërkurë. Një mot me temperatura të larta do të mbajë edhe për gjatë Adriatikut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 35-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...