Dita e dytë (sot) e Fitër Bajramit pritet të jetë me shi, ndërsa e treta pritet të jetë më e ngrohtë.
Sipas Prishtina Weather, në fillim të javës së ardhshme pritet mot i vranët dhe me reshje shiu.
“Në fillim të javës së fundit të prillit pritet mot më i paqëndrueshëm përfshinë vendin, ku paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut, lokalisht të shoqëruara edhe me bubullima. Nga dita e mërkurë edhe pritet një rënie e lehtë e temperaturës së ajrit”.
“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme. Pluhuri shkretinor që depërton nga lindja, nga tokat e thata të Azisë qendrore, ka gjasa të rrisë koncentrimet e grimcave të materies, që edhe mund të çojnë indeksi në vlera të dobëta apo të pashëndetshme”.
22.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
23.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
24.04 – Kryesisht me vranësira. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullimë.
25.04 – Vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima.
26.04 – Kryesisht me vranësira dhe shi orëve të mëngjesit. Pasdite më vonë reshjet pushojnë.
Temperaturat maksimale arrijnë edhe deri në 19C e 20C ditën e diel, e deri ditën e mërkurë zbresin në 12C. Ndërsa temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C e 8C.
Nga e diela frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 2-14m/s, e ditën e mërkurë ndryshon drejtimin në verilindore.
Shtypja atmosferike mbetet lehtazi e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies javën vijuese. /Arbresh.info/
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...