Policia e Kosovës konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra nga Serbia për në Kosovë.
Siç thuhet në njoftim, mbrëmë rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitet policore kufitare, policia ka arritur ta ndaloj një kamion me vozitës serb, përcjell Arbresh.info.
Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuar pemë
• pjeshkë 4200 kg,
• nektarinë 3500 kg,
• dardhë 1650 kg,
• kumbull 1450 kg dhe
• kajsi 800 kg.
Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.
Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë./Arbresh.info/

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë