Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi për media, gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, e cila dyshohet se ishte destinuar për tu futur brenda qendrës.
Menjëherë pas zbulimit, Policia e Kosovës është njoftuar dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim, i cili rrezikon rendin dhe sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin për media nga SHKK-ja./Arbresh.info/
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...