Njësitë doganore të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë parandaluar transportin e një sasie të konsiderueshme mallrash ushqimore të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur dje sipas njoftimit të Doganës, rreth orës 12:30, kur një autobus ndërkombëtar është ndaluar për kontroll të rregullt doganor në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë.
Pas deklarimit se nuk kishte mallra për t’u paraqitur, autobusi është selektuar për kontroll të detajuar. Gjatë inspektimit janë zbuluar hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda automjetit, ku janë gjetur 620 pako çokollata, me peshë totale 1,380 kg, njofton Klankosova.tv.
Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës thekson se transporti i produkteve ushqimore në kushte të papërshtatshme dhe jashtë kontrolleve zyrtare paraqet rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi mallrat mund të dëmtohen, kontaminohen ose të mos jenë në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.
Dogana mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe parandalimin e çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore”.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua