Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj urologut Lutfi Dervishi, i cili u arrestua të martën ndërkohë që ishte në arrati qe disa muaj.
Tridhjetë ditë paraburgim është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj Lutfi Dervishit, urologu i cili u arrestua të martën pas një arratie disamuajshe.
Këtë vendim e mori gjyqtarja e EULEX-it, Maria Tuma, e cila miratoi kërkesën e prokurorit amerikan, Charles Hardaway.
Hardaway kërkesën e tij për caktimin e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së të akuzuarit.
Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi avokati i Lutfi Dervishit, Valon Hasani.
Avokati paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit.
Hasani arrestimin e cilësoi të kundërligjshëm pasi që sipas tij, fletarresti ishte tashmë i shfuqizuar dhe vetëm pasi e kishin kuptuar këtë ishte bërë një fletarrest i ri.
Urologu Lutfi Dervishi u arrestua të martën pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”, edhe pse dënimet e Themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga Apeli.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...