Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet B.M. pasi që dyshohet se i njëjti i ka kërkuar një të miture fotografi intime.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari të njëjtat fotografi ia ka dërguar vëllait të viktimës, duke i thënë se këto fotografi intime do t’i publikojë në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Gjilan, 19.11.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. M.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka treguar vendosmëri për të kryer veprën penale, pasi që e ka cytur të dëmtuarën (e mitur), të i dërgoj foto intime dhe të njëjtat foto ia ka dërguar vëllait të viktimës, duke i thënë se këto foto intime do t’ia publikoj në rrjetet sociale.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “degradim i integritetit seksual” vepre sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Pastaj ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, i pandehuri, si dhe raportet e acaruara me vëllain e viktimës, të gjitha japin arsye për të besuar se po të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thi...
Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zh...
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...